Partia e Erdoganit voton ku*ndër het*imit të Kinës për gje*nocidin ndaj muslimanëve ujgurë


Në seancën e Asamblesë së Madhe Kombëtare në Turqi, përfaqësuesit e partive të opozitës në këtë vend kërkuan që vendimi për hulumtimin e aktiviteteve të Kinës në zonat ku jetojnë ujgurët të përfshihet në rendin e ditës.
Opozita turke, e udhëhequr nga partia IY, i ka kërkuar Asamblesë së Madhe Kombëtare të miratojë propozimin, i cili do të hetojë veprimtaritë e Kinës dhe t’i paraqesë rezultatet e hetimit bashkësisë ndërkombëtare.

Presidentja e partisë së opozitës, Meral Aksener tha gjatë seancës se ata kishin praktika të ngjashme në Kanada, Holandë dhe Shtetet e Bashkuara, ku, pasi mblodhën informacione, ata e përcaktuan sjelljen e autoriteteve kineze mbi ujgurët si gje*nocid, raporton miligazete.
Me gjithë përpjekjet e opozitës që votoi për këtë propozim, ai nuk gjeti miratimin e partisë AKP të Erdoganit, përfaqësuesit e së cilës votuan kun*dër këtij propozimi. Përveç partisë udhëheqëse, propozimi nuk u pranua nga partia turke MHP e Alparslan Turkes.

“Ata thonë se ata janë mbrojtësit më të mëdhenj të muslimanëve, por nuk dëgjojnë thirrjet e njerëzve që janë torturuar për të thënë se janë muslimanë”, tha Meral Aksener gjatë një fjalimi para anëtarëve të partisë.
Megjithëse opozita turke vazhdon të bëjë presion mbi partitë në pushtet për të votuar një propozim për të deklaruar veprimet e Kinës kundër gje*nocidit Ujgur, deri më tani vetëm tre vende në botë kanë ratifikuar vendime të ngjashme.

Përveç Holandës, Kanadasë dhe SHBA-së, politikani australian, Rex Patrick tha disa ditë më parë se do të niste një procedurë të ngjashme në Senatin Australian, ku do t’u kërkonte zyrtarëve të votonin për të miratuar një vendim të ngjashëm si holandezët dhe kanadezët.

Baby Boo