Partia e Baçevit: Qeveria shkel kushtetutën me financimin e referendumit


“Maqedonia e Vetme dhe populli maqedonas janë të tronditur me informatën se Kuvendi dhe Qeveria do të udhëheqin fushatën e referendumit me mjete nga buxheti, dhe kjo siç informojnë nga Qeveria ka qenë në pajtim me principet dhe interesit publik”, reagojnë nga partia “Maqedonia e Vetme”.

Ata shtojnë se është e pavërtetë, sepse interesi publik sipas Kushtetutës është se Maqedonia mund të jetë anëtare në organizata ndërkombëtare, por, siç thonë ata, në Kushtetutë nuk është shkruar se këto organizata duhet të jenë patjetër NATO apo BE por secila nga organizatat ndërkombëtare në botë.

“Është e ditur se për momentin kemi zyrtarisht subjekte juridike – Qeveria dhe Kuvendi për votë “për” në referendum dhe Shtabi i Krizës me 28 organizata me fushatë për bojkotim të referendumit. Nga këtu, interesi publik mund të jetë i thjeshtë, ose fushatë publike për të dyja palët që të financohen nga buxheti, ose të dyja palëve t’ju mos lejohet financimi me mjete nga buxheti”, thonë nga “Maqedonia e Vetme”.

Ata shtojnë se kjo partia e kupton nervozën e Qeverisë kukull nga fakti se populli në mënyrë masive nuk do të votojë dhe do ta bojkotojë referendumin, por, siç thonë ata nuk ju jep të drejtë Kuvendit dhe Qeverisë të trajtojnë buxhetin sikur pronë të tyre.

Baby Boo