Të dë*nuar me bu*rg përjetë, anëtarët e Grupit Kumanova tregojnë prapaskenat e 2015-ës: Kurrë nuk pendohemi, neve na kanë tradhtuar


“Grupi Kumanova”, kanë treguar prapaskenat e gjithë ngjarjes së vitit 2015-të, që ndodhi në qytetin e Kumanovës në Maqedoninë e Veriut. Enver Hoxha, Naser Bajraliu dhe Muhamet Krasniqi që janë të dë*nuar me bu*rg të përjetshëm në Maqedoninë e Veriut, janë deklaruar se ata kurrë nuk pendohen për atë që kanë bërë.
Ata thonë se atje kanë shkuar për ideal, derisa tregojnë se nuk janë paguar të shkojnë atje. “Mua më kanë thirr me u taku në një kafe, me kanë thënë se po do me plas lu*fta. U kam thënë, vetëm më tregoni më herët dhe unë jam. Mua kurrë në jetë nuk ma kanë përmend asnjë pare”, u shpreh Bajraliu.

Tutje, ata kanë bërë thirrje nga shteti i Kosovës, që ta zbulojnë të vërtetën derisa kanë theksuar se ka pasur tradhti. “Neve na kanë tradhtuar”, u shpreh Krasniqi. Ai po ashtu ka thënë se ka shpresa që e vetmja Qeveri që se ka bishtin e zënë me derë dhe do ta zbulojë këtë rast është Qeveria Kurti.

“Ne jemi familjarisht me Kurtin, që nga themelimi i Vetëvendosjes. E vetmja Qeveri që se ka bishtin e zënë me derë dhe do ta zbulojë këtë rast është Qeveria Kurti. Ata mund ta bëjnë këtë. Nuk ka nevojë për he*tim ndërkombëtarë se ka fakte të mjaftueshme, ne jemi kurth e pazareve politike mes dy shteteve”, u shpreh Muhamet Krasniqi. Gjatë 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në lagjen e Trimave në Kumanovë u vr*anë 8 pjesëtarë të policisë së shtetit dhe ushtrisë. Një grup i ar*matosur kërkonte çlirimin e tokave shqiptare në Maqedoni, por nga shkëmbimi i zjarrit pati disa të vr*arë. Grupi me 37 të ak*uzuar është dë*nuar me 746 vjet bu*rg, ndër të cilët është edhe Shefqet (Shek) Hallaqi, i dë*nuar me 40 vite heqje lirie.

Baby Boo