Parlamenti malazez vendos sot për shkarkimin e Abazoviqit


Parlamenti malazez do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për të vendosur për shkarkimin ose jo të Dritan Abazoviqit.

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka kërkuar zyrtarisht shkarkimin e zëvendëskryeministrit, Dritan Abazoviq.

Kërkesa për shkarkimin nga detyra të aleatit të koalicionit qeverisës vjen në një kohë kur Abazoviqi ka nisur procedurat për të ndërmarrë mocion mosbesimi ndaj qeverisë.

Më 4 shkurt Parlamenti do të vendosë nëse do të rrezohet kryeministri ose do të hapet rruga që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Parlamenti i Malit të Zi përbëhet nga 81 deputetë dhe mazhoranca qeverisëse bashkë me votat e Abazoviqit arrin të formojë një shumicë të brishtë.

Pritet që me formimin e një shumice të re, Abazoviqi të jetë kryeministër i një qeverie kalimtare, që do të përgatisë vendin për të shkuar në zgjedhje. /euronews

Baby Boo