Parlamenti grek deri në ora dy të mëngjesit ka debatur për marrëveshjen me Shkupin


Dy orë pas mesnate përfundoi pjesa e parë nga debati në Parlamentin grek pas propozimit të dorëzuar nga Demokracia e Re për votim të mosbesimit të Qeverisë.
 
Deputetët nga të gjitha partitë dje e shprehën qëndrimin e tyre rreth marrëveshjes së arritur midis kryeministrave Aleksis Tsipas dhe Zoran Zaev.
 
Debati ka lëvizur në suazat e pritura, nga opozita e akuzuan Qeverinë se bën lëshime me “marrëveshjen e keqe”, derisa ndërkaq deputetët dhe ministrat nga SYRIZA me argumente tentuan t’i bindin kolegëte tyre se marrëveshja e arritur me Maqedoninë është kombëtarisht i dobishëm për vendin.
 
Deputetët nga Demokracia e Re, PASOK, Agimi i Artë, Partia Komuniste dhe Lidhja e Centralistëve, qartë thanë se marrëveshja ka pjesë problematike me të cilat nuk pajtohen, ndërsa me të dhe do të votojnë pozitivisht për mosbesim të Qeverisë.
 
Lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes, në fokus të deputetëve nga partitë opozitare u gjetën pjesët kushtuar gjuha maqedonase dhe shtetësia maqedonase, ndërsa shumica i kanë komentuar se ta janë “bazë e irredentizmit”.
 
Nga SYRIZA në pushtet, ndërkaq, deputetët e mbështetën qndrimin se zgjidhja është e domosdoshme dhe se marrëveshja është shumë e mirë nga e gjithë ajo që është negociuar në të kaluarën.
 
Seanca që dje zgjati pothuajse tetë orë, vazhdon sot, ndërsa pritet të kulminojë nesër me fjalimin e liderëve të partive politike dhe të kryeministrit grek, pas çfar[ do të pasojë edhe votimi për mosbesim, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
 
Derisa mbahej seanca, para Parlamentit grek ishin organizuar protesdta për “mbrojtjen e emrit Maqedoni”.
 
Baby Boo