Parlamenti Evropian miratoi rezolutën: Federata Ruse është shtet te*rrorist


Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE) e ka njohur Rusinë si një shtet terr*orist duke miratuar rezolutën “Përshkallëzim i mëtejshëm në agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës”. Me votat e 99 anëtarëve të asamblesë dhe një abstenim, Federata Ruse njihet si regjim terr*orist.

Deputeti ukrainas, Oleksiy Honcharenko, i cili është anëtar i delegacionit ukrainas në PACE, dhe Agjencia Kombëtare e Ukrainës për Parandalimin e Korrupsionit kanë konfirmuar lajmin. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) është një asamble ndërparlamentare e parlamentarëve nga 46 shtete anëtare.

Teksti i rezolutës nuk është publikuar ende në faqen e internetit, vetëm draft-rezoluta dhe lista e amendamenteve të propozuara janë në dispozicion në faqen e organizatës për momentin. Gjithashtu, rezoluta thuhet se kërkon t’i sigurojë Ukrainës më shumë mbrojtje ajrore dhe e quan të paligjshme praninë e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Përpara votimit për miratimin e rezolutës, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky iu drejtua APKE-së përmes video lidhjes nga Kievi. /Telegrafi/

Baby Boo