Parkingje falas në Komunën Qendër për festat e Vitit të Ri për të gjithë qytetarët e RMV-së


NP Parkingjet e Komunës Qendër ka marrë vendim se me datën 31.12.2021 (e premte) parkingjet e hapura dhe të mbyllura të menaxhuara nga kompania të punojnë deri në ora 15:00, garazhi shumëkatësh deri në ora 17:00 dhe sportelet për dhënien e kontratave në Drejtorinë e ndërmarrjes do të punojë deri në orën 15:00.

Me datë 01.01.2022 (e shtunë) të gjitha parkingjet e menaxhuara nga NP PKQ do të jenë falas për të gjithë qytetarët e RMV-së. Pagesa e rregullt për parkim në parkingje dhe dhënia e kontratave në Drejtorinë e NP PKQ do të vazhdojë më datë 03.01.2022 (e hënë) me orar normal të punës.

Gjatë festave të Krishtlindjeve më 06.01. (e enjte) dhe 07.01.2022 (e premte) të gjitha parkingjet e menaxhuara nga NP Parkingjet e Komunës Qendër do të jenë falas për qytetarët.

Pagesa e rregullt për parkim në parkingje dhe dhënia e kontratave në Drejtori do të vazhdojë me datë 08.01.2022 (e shtunë) me orar normal të punës.

Depoja e shërbimit të merimangave të NP PKQ do të punojë 24/7 gjatë pushimeve.

Baby Boo