Parking i ri në Tetovë


NJOFTIM

Të nderuar qytetarë,
Së shpejti do të fillojë të funksionojë edhe një tjetër vend parkimi “B9” rreth kompleksit “Saranda”.

Për këtë qëllim sonte (31.08.2022) do të lahet rruga, ndërsa nesër (01.09.2022) në orën 09:00 të mëngjesit do të fillojë shënimi i vend parkingjeve. Kërkojmë durim dhe mos i parkoni makinat gjatë kësaj periudhe.

Gjithashtu, banorët që jetojnë në ndërtesat përreth mund të aplikojnë për leje parkimi vjetore për të cilin do të duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
1. Kartë identiteti (letër njoftimi)
2. Leje për vozitje
3. Çertifikatë pronësie jo më e vjetër se gjashtë muaj.

Kopjet e dokumenteve mund të dorëzohen në ambientet e kompanisë, duke filluar nga data 15.09.2022 deri më 25.09.2022.
Sipas tarifës, abonimi vjetor për parkim është:
1. Automjeti i parë 3000 denarë në vit
2. Automjeti i dytë 7000 denarë në vit

Me respekt,
NP “Parkingu i qytetit” – Tetovë

Baby Boo