Parashikimi javor i motit, rreshje intenzive shiu, ja prej cilës ditë


Sot moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me vranësira mesatare dhe erë në drejtim jugor. Temperaturat do të luhaten prej 12 – 19 gradë Celsius, thotë meteorologu, Slavço Popovski, transmeton Pa Censurë.
Në Shkup e rrethinë moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me erë. Temperaturat maksimale do të jenë deri 19 gradë.
Të martën do të ketë reshje lokale shiu, ndërsa të mërkurën moti do të jetë stabil dhe i thatë, përkatësisht me diell.
Sipas Popovskit reshje më intenzive të shiut do të ketë prej ditës së enjte, kur edhe do të fryejë erë e përforcuar nga drejtimi jugor.
Sa u përket temperaturave ato do të sillen prej 15 deri 21 garadë, ndërsa maksimum deri 26 gradë Celsisus në disa vende.

Baby Boo