Parashikimi i motit


Moti në vend do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri 22 gradë, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë prej 32 deri 39 gradë.

Sipas vlerave të temperaturave të parashikuara në të gjithë territorin do të aktivizohet niveli iu verdhë i rrezikut nga temperaturat e larta. Indeksi UV do të arrijë 9.
Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla pasdite. Do të fryjë erë e lehtë jugperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 20 gradë, ndërsa ajo ditore do të mbërrijë deri 38 gradë.

Deri të enjten moti do të me diell dhe shumë i ngrohtë me temperatura deri 40 gradë. Në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitjen e paqëndrueshmërisë së izoluar me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima. Të premten dhe në ditët e fundjavës do të ketë ulje të temperaturave dhe shi lokal me bubullima të rralla.

Baby Boo