Paraqiten në polici të zhdukur tre adoleshent nga Shkupi


Dje në MPB janë paraqitur tre raste me persona adoleshentë që janë larguar nga shtëpia e tyre, transmeton Almakos.

Pesëdhjetë e tre vjeçari I.A. në Stacionin Policor në Bit Pazar ka lajmëruar se para tre ditëve djali i tij 10 vjeçar është larguar në drejtim të panjohur.

Edhe një baba ka lajmëruar se dje në orën 20 në drejtim të panjohur është larguar vajza e tij 16 vjeçare.

Rasti i tretë me adoleshent që po kërkohet është paraqitur dje në stacionin policor në Gazi Babë. Nga institucioni “Ranka Milanoviq”, kanë lajmëruar se para dy ditësh një jetim 12 vjeçar është larguar në drejtim të panjohur dhe nuk është kthyer më.

Po ndërmerren masa për gjetjen e personave./Almakos

Baby Boo