Paranoja/ Serbët “tronditen” nga harta e ‘Shqipërisë së madhe’ në bonbonierën “Kamila” të prodhuar në Kosovë


Mediat në Beograd e kanë cilësuar provokim, që i ka “tronditur” blerësit kur në zinxhirin tregtar në Serbi kanë ndeshur ofertën e bonbonierës “Kamila”, prodhim i Kosovës, në të cilën bonbonet qenkan të renditura në trajtën e hartës së “Shqipërisë së madhe”.

“Novostit” në ambalazhin e këtij produkti shkruan “import nga Kosova”, që është shkelje e Kushtetutës së Serbisë, në preambulën e të cilën shkruan se “Kosova është pjesë e shtetit të Serbisë”.

“Që situata të jetë edhe më e keqe, kur hapet kutia, vihet re qartas se bonbonet e çokolatës janë të renditura në trajtën e “Shqipërisë së madhe”, duke iu dërguar kështu mesazh të qartë provokues të gjithë blerësve dhe qytetarëve të Serbisë”, shkruan gazeta “Novosti” e njohur për qëndrime shoviniste dhe antishqiptare që në vitet e regjimit të Millosheviqit, rikujton Koha.net.

“Organet kompetente, analistët dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Konsumatorëve, sipas kësaj gazete, e kanë dënuar ashpër shitjen e këtij produkti në vendin tonë dhe kanë kërkuar që ai të hiqet me urgjencë nga raftet”, transmetojnë mediat e Beogradit shkrimin e kësaj gazete.

Baby Boo