Parandalohet tentativa për kontrabandën e 98 breshkave


Doganierët e doganës në Stenjë gjatë ditës së sotme kanë parandaluar një tentativë për kontrabandën e 98 breshkave akuariumi.

Gjatë kontrollit të detajuar të mjetit të pasagjerit me targa të huaja në hyrje të vendit, si dhe kontrollit personal të shtetasit shqiptar që drejtonte mjetin, janë gjetur 98 breshka të vogla të gjalla, për të cilat personi nuk kishte dokumentacionin përkatës. Kundër personit është bërë kallëzim përkatës, ndërsa breshkat janë ndalur përkohësisht dhe janë dorëzuar në Agjencinë për Pasuri të Konfiskuara dhe më pas janë përkujdesur në Kopshtin Zoologjik të Manastirit.

Baby Boo