Parandalohet kontrabandimi i 3590 tabletave tramadoll


Drejtoria e Doganave në facebook ka njoftuar se është parandaluar kontrabandimi i disa tabletave tramadol njofton Pa censurë.

“Ekipi mobil parandaloi kontrabandën e 3590 tabletave tramadol të zbuluara në bagazhin personal të një pasagjeri gjatë kontrollit të një autobusi në vendkalimin kufitar Tabanovc.
Në momentin kur autobusi ishte vendosur në një skaner mobil, ku secili nga pasagjerët kishte nxjerrë bagazhin e tij personal nga autobusi, pasagjeri tentoi ta shfrytëzojë momentin dhe çantën e hodhi mbi rrethojën me tela të terminalit doganor të Tabanovcit. Ai në këtë rast është vënë re nga një prej inspektorëve, gjatë së cilës është dërguar menjëherë për kontroll të detajuar. Gjithsej treqind e pesëdhjetë e nëntë shirita me dhjetë pilula Doreta që përmbanin secila 75 mg hidroklorur Tramadol u zbuluan në bagazhin e tij personal, në mëngët e këmishave, në këmbët e xhinseve dhe në çorapet e tij.
➡Rasti është zbuluar gjatë daljes nga shteti, ndërsa autobusi ka qenë në linjë të rregullt Maqedoni-Danimarkë. Ndaj pasagjerit, përndryshe shtetas i Maqedonisë, është bërë kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Doganave.Pa Censurë

Baby Boo