Parandalohet kontrabanda e mallrave në Maqedoni-Kosovë, arrestohet një person


Nga Njësia e Task Forcës dhe njësitë patrulluese të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Zhegër janë identifikuar dy automjete në të cilën gjatë kontrollit në njërën nga to janë gjetur mallra të ndryshme.

Sipas njoftimit të Policisë, pas tentativës për t’ju shmangur ndalimit policor autoritetet kufitare policore kanë arritur t’i ndalojnë automjetet në fshatin Leskovicë, komuna e Vitisë, rreth 300 metra në afërsi të kufirit mee Maqedonisë së Veriut.

Gjatë kontrollit në njërën nga to janë gjetur mjete të ndryshme dhe pajisje teknike të punës.

Dyshohet se malli i kontrabanduar ishte futur në territorin e Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes rrugëve ilegale.

Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare një person i dyshuar është dërguar në ndalim policor, ndërsa malli i konfiskuar i dorëzohet Doganave të Kosovës për procedura të mëtejme.

Baby Boo