Parandalohet incident gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes

Policia ka lëshuar gaz lotsjellës për të parandaluar një pjesë të demostrantëve të hyjnë në të ashtuquajturën “Unazë sigurie’ dhe të arrijnë në fshatin Psarades, gjatë kohës së mbajtjes së ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, përcjell Portalb.mk.

Baby Boo

Protestat eskaluan kur një pjesë e demostrantëve u munduan të tejkalojnë kordonin e policisë të cilët ishin në një numër të madh për ta siguruar këtë ngjarje.

Protestuesit filluan të hedhin gjësendet të ndryshme drejt policisë, ndërsa këta të fundit ia kthyen me gaz lotsjellës.

Rreth 80 autobusë me protestues nga Greqia e Veriut arritën para fshatit Psarades për të protestuar kundër nënshkrimit të Marrëveshjes.