Paralizohet kufiri me Greqinë, greva sjell radhë në dogana


Punonjësit e doganave në Greqi nisën sot një grevë që do zgjasë 24 orë.
Autoritetet në Kapshticë bëjnë me dije se puna është ndërprerë në orën 07:00 të së mërkurës, e do të rifillojë pas 24 orësh, të enjten e 31 majit.

Kjo ka sjellë irritim tek emigrantët, por kalimi lejohet vetëm për këmbësorët dhe jo i automjeteve.

Sindikata e punonjësve të ministrisë së Financave të Greqisë, njoftoi se do t’i bashkohet thirrjes së sindikatave te pavarura të Greqisë, në grevën e përgjithshme që do të zhvillohet sot në shtetin fqinj.

Në grevë do të marrin pjesë edhe doganieret, ndaj gjatë datës 30 maj, pritet të pezullohen të gjitha kalimet e automjeteve dhe kamionëve në pikat kufitare të Greqisë me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Turqinë, ndërsa me Bullgarinë lëvizja e autoveturave do të lejohet, por jo e kamionëve.

Baby Boo