Paralajmëron gruaja e Oliver Ivanoviq: Do të publikojmë videon e ekzekutimit të tij! …


Gruaja e Oliver Ivanovicit, Milena Ivanovic, ka deklaruar sot se vrasjaa e burrit të saj ka filluar të keqpërdoret dhe politizohet, dhe të gjitha këto do të qartësohen do të publikohet një video e ngjarjes.

Ivanovic ka folur sot për trasnmetuesin shtetëror RTS, dhe ka treguar se sot ka më shumë informata rreth atentanrit ndaj bashkëshortit të saj.

“Po i dëgjoj organët kompetente të Prishtinës, po i dëgjoje dhe tanët. Po shpresoj se e vërteta do të del në shesh, nëse jo këtë vit, ndonjë vit tjetër”, ka thënë e veja e Ivanovic.

“Për mua është më e rëndësishme të del e vërteta. Besoj shumë në hetuesinë tonë, por pres të shoh çka do të ndodh. Mendoj që e vërteta nuk mund të fshihet më, dhe here do kur do të del video”, shtoi gruaja e liderit Oliver Ivanovic.

“Ka pasur shumë të arrestuar gjoja për ekzekutimin e Oliver’it, tani ka pesë emra të rinj. Mendoj se për fat të keq do të vazhdojë në vitin 2019, se do të përdoret dhe keqpërdoret kjo tragjedi sa duhet, do të shfaqet disa emra të rinj. Mendoj se kjo nuk është e drejtë. Kushdo që qëndron prapa këtyre tregimeve duhet të ndalojë dhe mendoj se duhet të bashkohemi së bashku Beogradi, Prishtina dhe të huajt, të cilët unë mendoj se janë shumë të rëndësishme, të zbulojmë të vërtetën dhe të dimë se kush ka shtënë në Oliver’in, mendoj se kjo është e rëndësishme për ne”, tha Ivanovic.

Baby Boo