Paralajmëroi su*lmet terr*oriste në Vjenë, tash i shkruan policisë: Prisni befasinë, nuk keni parë akoma asgjë


Një sulm terr*orist ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vjenë të Austrisë. Media të ndryshme botërore raportojnë për disa të vde*kur gjatë të shtënave me ar*me në kryeqytetin austriak.

Një përdorues i rrjetit social Twitter, përmes një shkrimi kishte paralajmëruar gjatë ditës për su*lmet që ndodhën sonte.

Në një cicërimë ky person ka thënë “Prisni për befasinë”. Këtë shkrim ky person e ka bërë në ora 14:56. Ndërsa në një shkrim tjetër nga Policia e Austrisë ku informonte lidhur me zhvillimet e fundit ky person ka thënë “Betohem në Allah se nuk keni parë akoma asgjë”.

Në një shkrim tjetër ka shkruar “Do të fusim frikë dhe do t’iu terr*orizojmë edhe në ëndrrat tuaja kur ju të flini gjumë”.
Ndërsa në një tjetër kishte shkruar “HAHAHA… Elhamdulilah”.

Pas këtyre shkrimeve llogaria e këtij personi është bllokuar për shkak se mori shumë ‘report’ nga përdorues të tjerë në twitter.

Baby Boo