Paralajmërohet hapja e çerdheve dhe kufijve, në vend të karantinës-vetizolim shtëpiak


Nga fillimi qershorit do të fillojnë me punë çerdhet për fëmijë, ndërsa pritjet janë që kufijtë të hapen nga mesi i qershorit. Këta persona megjithatë, të cilët me fluturime humanitare hyjnë në shtet, duhet të bëjnë PCR test për koronavirus dhe në vend në karantinë të obligueshëm shtetëror, do të shkojnë në vetizolim të obligueshëm shtëpiak.

Pikërisht mesi i qershorit, sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe është periudha më e arsyeshme kur do të duhej të hapen kufijtë, duke apeluar se njerëzit mund të shkojnë kudo qoftë nëse i respektojnë masat.

“Nga mesi i qershorit pritet hapja e kufijve. Këtë javë do të duhet të përfundojë skriningu dhe tani më nga java e ardhshme kopshtet do të fillojnë me punë, do të thotë diku në mes të qershorit”, theksoi Filipçe.

Nëse personat të cilët kthehen nga jashtë me fluturime humanitare ose konvoj në 72 orët e fundit para se të hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kanë bërë test PCR për koronavirus COVID-19, në vend të karantinës të detyrueshme shtetërore, do të drejtohen në vetizolim të detyrueshëm shtëpiak.

“Në vend të karantinës së detyrueshme shtetërore, izolimi i detyrueshëm shtëpiak përcaktohet edhe për të huajt, për të cilët Shtabi kryesor i koordinimit të krizave vendos në raste të interesit shtetëror ose ekonomik, dhe të cilët do të dorëzojnë certifikatë të përshtatshme mjekësore me rezultat negativ nga testi PCR, me respektimin e detyrueshëm të protokolleve nga Komisioni për sëmundje infektuese pranë Ministrisë së Shëndetësisë”, kumtuan nga Qeveria e RMV-së.

Edhe krahas pritjeve që të relaksohen masat ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje theksoi se ekziston edhe një mënyrë e bartjes së virusit, që për momentin tek ne është aktual, ndërsa ajo është përmes kontaktit të afërt respirator.

“Më shumë ngjarje familjare, ndërkohë kanë ndodhur nga kanë dalë pacientë të rinj, mirëpo në thelb është i njëjti mekanizëm i një kontakti të tillë të ngushtë respirator, për fat të keq duke mos i respektuar masat që tani janë në fuqi”, tha Filipçe.

Njëri prej rasteve është liturgjia në Strugë, e mbajtur më 7 maj. Siç kumtoi Filipçe, disa persona të cilët kanë marrë pjesë në liturgji kanë pasur probleme me mushkëri që përgjigjet me Kovid-19. Personat janë procesuar dhe po ndiqen.

Lidhur me statistikën, gjithsej 1.921 pacientë të diagnostifikuar të KOVID-19 ka për momentin në shtet. Nga fillimi i epidemisë, 1.387 janë të shëruar, ndërsa 112 e kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive, megjithatë arrin 422.

Pozitivë në koronavirus janë edhe 14 pjesëtarë të MPB-së me çka prej dje në izolim janë vendosur 103 policë.

Nga MPB-ja kumtuan se tani për tani nuk dihet si ka ardhur deri tek infektimi i tyre.

“Njëqind e tre pjesëtarë të policisë janë vendosur në izolim, ndërsa 14 prej tyre janë pozitivë me Kovid-19. Deri tani nuk dihet se çfarë solli deri te infektimi i tyre.Në izolim janë vendosur policë nga Shkupi, Tetova, por edhe nga qytetet e tjera”, konfirmuan për MIA-n nga MPB-ja.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në 24 orët e fundit janë pranuar 8 pacientë të rinj, të hospitalizuar janë gjithsej 56 pacientë. Në aparat me oksigjen janë 32, në ventilim mekanik janë dy pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 6 pacientë të rinj, ndërsa gjithsej 16 pacientë janë hospitalizuar. Në respiratorë janë 5 pacientë, ndërsa me pasqyrë më të rëndë klinike janë edhe 6 pacientë.

Shteti ynë gjatë ditës së djeshme ka marrë pajisje mbrojtëse mjekësore nga ana e Bullgarisë. Donacioni i përgjithshëm përbëhet nga 600 kostume mjekësore mbrojtëse për përdorim të shumëfishtë, 300 palë syze mbrojtëse dhe 300 ballikë.

Donacioni i pajisjeve mjekësore mbrojtëse për mbështetje në përballjen me Kovid – 19 dedikohet për shëndetin publik, si dhe për pjesëtarët e Qendrës mjekësore ushtarake në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Baby Boo