PARALAJMËROHEN REFORMA NË ADMINISTRATËN PUBLIKE


Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, në emisionin ‘Studio e hapur’ në TV SHENJA, tha se janë duke punuar për ta rregulluar kaosin në administratën publike përmes projekteve në bashkëpunim me agjencinë ndërkombëtare për administratë SIGMA dhe në bashkëpunim me BE-në. Ai tha se janë duke punuar për një sërë ligjesh të reja për administratë por edhe një riorganmizim të tërësishëm të sistemit të institucioneve. Ai u zotua se nuk do të ketë largime të të punësuarve, por system të ri gjatë punësimit në të ardhmen.

Damjan Mançevski
“Çfarë bëjmë tani? Mundohemi që në bashkëpunim me SIGMA-n e cila është organizatë ndërkombëtare për reform në administratë dhe në bashkëpunim me BE_në, gjithë këtë kaos në institucione ta zgjidhim. Unë shpesh them që ne kemi hyrë në projekte seroze edhe të BE-së edhe të SIGMA-s ku planifikojmë edhe ndryshime ligjore edhe riporganizim të tërësishëm në institucionet shtetërore, ku rrezultatet e këtyre reformave, për atë se cilat institucione i kemi në numër të madh, cilat janë të vogla dhe duhet të lidhen, ku kemi mungesë të kuadrove, rrezultatet do t’I kemi në fund të vitit 2019”

Mançevski konfirmoi se ka mungesë të madhe të kuadrove të nevojshme për zbatimin e reformave të cilat janë obligim për procesin integrues të vendit. Reformat të cilat do të vijojnë Mançevski tha se do të jenë të dhimbshme për politikanët, porn ë dobi të qytetarëve, ndërsa mungesa e kuadrit për këto reforma sipas tij është një problem seroz që kërkon zgjidhje urgjente.

Damjan Mançevski
“Nuk kemi dhe ky është një nga rreziqet kyçe në implementimin e reformave. Tanimë edhe në raportet aktuale të KE-së një nga rreziqet kryesore kryesisht për ministrnë tonë është theksuar mungesa e kuadrit adekuat  dhe kapacitetit për të implementuar reformat për të cilat jemi obliguar. Do të nevojiten edhe kuadro të profilizuara dhe ky është problem serioz për mua. Reformat do të jenë të dhimbshme për politikanët, jo për qytetarët, pasi qytetarët do të fitojnë shërbime më cilësore, por mungesa e kuadrit është vërtetë problem seroz”

Ndër shkaqet kryesore për mungesën e kuadrove të tilla Mançevski numëroi sistemin e deritanishëm të regrutimit në administratë si dhe nivelin e ulët të pagave të punonjësve shtetëror. Ministri i Administratës Publike dhe Shoqërisë informative tha se Qevera ka filluar me rritjen e pagave me nga 5 përqind çdo vit, port ha se analizohen edhe modele tjera për të siguruar kuadro cilësore.

Baby Boo