Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e ardhshme 10 herë më e rrezikshme se Covid, bota nuk është gati


Pandemia e ardhshme me të cilën bota do të ballafaqohet do të mund të ishte dhjetë herë më e rrezikshme sesa kjo që aktualisht po ndodh, ka paralajmëruar themeluesi i Microsoftit, Bill Gates.

“Nuk jemi të gatshëm për pandeminë e ardhshme. Shpresoj që për dy vite situata do të jetë më ndryshe. Vaksinat, testet, barnat, epidemiologjia, mbikëqyrja – ka edhe shumë gjëra tjera për t’u bërë”, ka thënë Gates gjatë një interviste. Sipas tij, po të ishim më mirë të përgatitur për epideminë aktuale, po të kishim kapacitete më të mira për diagnostifikim dhe po të zbuloheshin më lehtë të infektuarit, numri i të vdekurve do të ishte më i vogël – në veçanti në Shtetet e Bashkuara.

“Coronavirusi është bërë pjesë përbërëse e jetës tonë, si dhe ngjarjet tjera siç është rasti i tërmeteve, tornado dhe ndryshimeve klimatike. Sfidë për qeveritë mbetet mbrojtja e qytetarëve nga ngjarje të tilla”, tha miliarderi amerikan.

Gates foli për pandeminë e ardhshme edhe në letrën e tij vjetore dërguar fondacionit të tij. Në të ka theksuar se “gatishmëria për pandeminë e ardhshme duhet të kuptohet seriozisht, kur është në pyetje kërcënimi me luftë”. Ai si çelës për luftën kundër pandemisë së ardhshme ka cilësuar “sistemin global, testimin masiv, 3.000 ekspertë”, që do të reagojnë të parët në vatra dhe dhjetëra miliarda dollarë të shpenzuara në vit.

“Duhet të shpenzojmë miliarda për të kursyer triliona”, ka thënë Gates duke aluduar në ekonominë e goditur rëndë nga coronavirusi.

Baby Boo