Paralajmërim në Zvicër: Mos i shqetësoni kafshët me dronë


Një udhëzues i publikuar së fundi në Zvicër ka për qëllim që t’i informojë pilotët e dronëve rreth mundësive për ta shmangur shqetësimin apo situatat stresuese për kafshët dhe zogjtë.

Me rritjen e përdorimit të dronëve në zona që deri më tani kanë qenë të qeta, grupet e dronëve janë duke u paralajmëruar rreth ndikimit të mundshëm të këtyre pajisjeve në botën e egër, raportojnë mediat zvicerane.

Sipas një studimi, kafshët dhe zogjtë mund t’i përceptojnë dronët si rrezik. Rritja e stresit te kafshët mund të ndikojë në mbijetesën e kafshëve si dhe riprodhimin e tyre.

Dronët nuk sygjerohet që të fluturojnë drejt kafshëve apo zogjve, apo t’i përndjekin ata.

Baby Boo