Paralajmërim: Fundin e javës tjetër temperaturat mund të shkojnë në -20 gradë në Kosovë


Pas kalimit të këtyre masave të fuqishme ajrore ciklonike në kuadër të super-ciklonit Filomena i cili solli mot historik në Spanjë dhe tani është drejtuar për në rajonin tonë, do të pasojë ulja e temperaturave gjatë javës së re.

Fatmirësisht do të kemi edhe ulje të intensitetit të reshjeve të paktën përkohësisht, por priten edhe reshje të herëpashershme dëbore në Kosovë dhe shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Goditja polare dhe siberike tanimë është fakt pothuajse i kryer vetëm se mbetet ende të shihet dhe analizohet se me çfarë force dhe përmase pritet kjo “goditje”. Reshje të herëpashershme të qëndrueshme bore do të ketë pothuajse sigurte në Kosovë, Maqedoninë Veriore dhe Shqipëri. Po ashtu shtohen gjasat që bora të paraqitet edhe në ato rajone në Shqipëri ku reshjet e borës janë fenomen i rrallë siq janë disa vise bregdetare, megjithatë për këtë duhet të jemi shumë të durueshëm dhe të presim përditësimet e modeleve.

Temperaturat minimale afër fundit të javës tjetër mund ti afrohen shifrës -20 gradë Celsius në viset tona kontinentale sidomos në Kosovë, por për këtë duhet të presim dhe analizojmë detajet ditëve të ardhshme. Në fund të theksojmë se kjo “goditje” është plotësisht normale për stinën më të ftohtë të dimrit, por normalisht na duket interesante për shkak të dimrave të shpeshtë të butë në Evroopë dhe rajon kohëve të fundit./Meteoballkan

Baby Boo