Parakalimi me shpejtësi çon në zbulimin e laboratorit të heroinës në shtëpinë e shqiptarit


Një shqiptar përfundoi në pranga në San Severo, në provincën e Foggia-s në Itali pasi në shtëpinë e tij u zbulua laborator heroine. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, në shtëpinë e 40-vjeçarit, emri i të cilit nuk bëhet publik, u zbuluan më shumë se 18 kilogramë drogë.

Në shtëpinë e tij, karabinierët përfunduan pasi një patrullë civile policie u parakalua nga një makinë që lëvizte me shpejtësi të lartë. Sjellja e dyshimtë e shoferit bëri që policia t’i vihej nga pas. Pasi e ndaluan ata i bënë kontroll shqiptarit dhe i gjetën çelësat e një makine tjetër për të cilën ai nuk ishte në gjendje të jepje shpjegime. Makinën e dytë karabinierët e gjetën jo shumë larg vendit ku u ndalua shqiptari. Tek ky mjet, u zbuluan 16,500 euro dhe mbi 6 kilogramë heroinë e ndarë në pako.

Ndërsa në shtëpinë e 40-vjeçarit, i cili mësohet se është emër i njohur për autoritetet italiane u gjet një laborator i vërtetë për përgatitjen e substancave narkotike dhe mbi 11 kilogramë drogë, të llojit heroinë, kokainë, morfinë, mdma etj./tvklan.al

Baby Boo