Parada e dytë e krenarisë, komuniteti LGBT kërkon avancimin e të drejtave


Kur termometri shënonte 37 gradë celsius, qindra persona u mblodhën në “ Parkun e Gruas” në Shkup për të shënuar fillimin e “Paradës së Krenarisë”, e dyta me radhë në vendin tonë. Përveç pjesëtarëve të këtij komuniteti, për të dhënë mbështetjen e tyre kishin ardhur edhe shumë qytetarë, familjarë dhe figura publike, si presidenti Stevo Pendarovski dhe Zonja e Parë, ambasadorja e Zvicrës, Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, Ministrja e Arsimit Mila Carovska. Presidenti Pendarovski përmes një statusi në rrjetin social Facebook porositi që të njerëzit të mos stigmatizohen dhe mos izolohen për shkak të orientimit të tyre seksual. Disa nga marshuesit thanë se përmes kësaj parade kërkojnë më shumë të drejta dhe ta ndalohet diskriminimi ndaj tyre.

“Kjo është kërkesa jonë kryesore. Përndjekje e gjuhës së urrejtjes dhe veprës urrejtje, sepse mos ndëshkimi jep kurajë për përsëritje të veprës.”
“Gjithçka që ka rëndësi është që njerëzit të duhen, pa marrë parasysh se cilës gjini i përkasin dhe sot këtu mund ta ndiejmë dashurinë. Mendoj se nuk respektohen mjaftueshëm, andaj e bëjmë këtë sot.”

Shumë herë mund të diskriminohemi nga ana e profesorëve apo nga vet kolegët. Përqeshemi për mënyrën si vishemi apo orientimin seksual.”
“Mendoj të themi se jemi të dukshëm, se edhe ne meritojmë të kemi ditë, muaj kur të festojmë atë që jemi si identitet.”
“00:15 Mendoj se është e mrekullueshme të shoh kaq shumë të rinj nga Maqedonia e Veriut që mbështesin të drejtat e komunitetit LGBTI. Të rinj, të moshuar, të gjithë. Ky është një mesazh i mirë dhe shumë pozitiv.

Rezultatet e një ankete të realizuar nga Organizata Ndërkombëtare Për Të Drejtat E Njeriut, Civil Right Defenders në pyetjen nëse pajtohen me atë se personat e LGBTI-së duhet të kenë të drejtë qetë të marshojnë nëpër Shkup, 55 për qind e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht. Kjo paraqet përmirësim në krahasim me rezultatet e vitit 2015 kur 47 për qind e qytetarëve kanë dhënë përgjigje negative në këtë pyetje”. Në anketë janë përfshirë 6000 mijë të anketuar.

Baby Boo