Paraburgoset nëna monstër nga Shkupi që e rrahu fëmijën e saj 4 vjeçar!


Prokuroria Themelore Publike e Shkupit parashtroi kallëzim penal kundër 34 vjeçares për të cilën dyshohet se ka kryer veprën penale lëndim trupor.

Sipas prokurorisë, e pandehura më 7 maj në orët e vona në banesën në rrugën “Orce Nikollov” në Shkup, gjatë kryerjes së dhunës familjare ka lënduar fëmijët e saj prej 5 dhe 4 vjet.

Ata shtojnë se ajo ka goditur në trup dhe kokë duke u shkaktuar disa lëndime trupore – hematome.

Prokuroria vlerësoi se e dyshuara mund të arratiset nëse mbrohet në liri dhe për këtë arsye ajo duhet të paraburgoset.

Baby Boo