Paraburgim për pedofilin 70-vjeçar nga Prilepi


Paraburgim prej 30 ditëve i është caktuar 70-vjeçarit nga Prilepi, i cili ka kryer ngacmim seksual mbi një vajzë pesëvjeçare. Në buletin e sotëm të policisë theksohet se kundër 70-vjeçarit S.Ç. është ngritur kallëzim penal për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale “ngacmim seksual mbi një fëmijë që ende nuk ka mbushur 14 vjet”. Rastin në polici e ka denoncuar 23-vjeçarja nëna e vajzës. I moshuari e ka kryer veprimet seksuale mbi vajzën derisa ajo ka luajtur në rrugën “Nikolla Karev” në Prilep. (koha.mk)

Baby Boo