Parabu*rgim për dy të rinj që su*lmuan katër policë


Dy të rinj të dehur, pasi u larguan nga një lokal i natës, kishin su*lmuar katër policë të cilët ishin në detyrë. “Të dyshuarit nga Prilepi, 28 dhe 31 vjeç, në orët e hershme, para një lokali nate, fizikisht kanë su*lmuar katër punonjësit policor që po kryenin detyrën zyrtare në ruajtjen rendin dhe qetësinë”, deklarojnë nga Prokuroria Themelore Publike, duke kërkuar nga gjykatësi parabu*rgimin e dy të dyshuarve.

Gjykatësi ka miratuar masën e parabu*rgimit prej 30 ditëve, derisa Prokuroria ka ngritur padi në bazë të nenin 383, paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 dhe nenin 22 nga Kodi Penal. Raportohet që të dyshuarit ishin larguar nga sigurimi i lokalit për shkak se ishin përlesh brenda me dy tjerë, përleshje e cila kishte vazhduar edhe jashtë lokalit. Në ato momente vijnë policët, dy personat e panjohur largohen, ndërsa dy të dyshuarit fillojnë të përleshen me policinë, duke shkaktuar edhe lëndime të rënda trupore te njëri polic.

Baby Boo