Para se të vritej, aktori ukrainas jelekun anti-plumb ia dha një fëmije


Aktori ukrainas Pasha Lee 34 vjeç ka vdekur në luftën në Ukrainë para një jave.

Mediat ukrainase kanë pohuar se Pasha Lee i dha jelekun e tij antiplumb një fëmije pak para vdekjes së tij.

Pasha Lee kishte ndihmuar fëmijët të largoheshin nga një shtëpi gjatë një evakuimi në qytetin e Irpin, kur u vra nga bombardimet ruse.

Pasha Lee Ai u bë një nga yjet e filmit të parë horror “Galeria” (2007) nga Lubomyr Levitsky. Popullariteti i gjerë i erdhi artistit së bashku me pjesëmarrjen e tij në shfaqjen “Fabrika e Yjeve – 3”, versioni ukrainas./21Media

Baby Boo