Para pasqyrës me Almedina Ismajlin


Almedina Ismajli është gazetare dhe udhëheqëse e TV21. Obsesion i ka buzëkuqët, kurse parapëlqen trajtimin natyral për kujdes të fytyrës dhe trupit.
Ajo për “Zhenski Magazin” i ka zbuluar ritualet e saja të bukurisë.

Në pyetjen se cili është rituali i saj ditor i kozmetikës, Ismaili u përgjigj:
“Unë jam person që nuk parapëlqen shumë makijazh gjatë ditës, veçanërisht kur duhet të shkoj herët në punë. Në këtë rast, mjafton kremi ditori që e përdori për hidratim, balsami dhe maska. Krem në vend të pudrës, por mund edhe pak konturë me ngjyrë “nud”. Ndërkaq, kur kam më shumë kohë në dispozicion, përdori edhe serumin me Vitamin C. Me këto produkte edhe e përfundoj ditën, sepse i përdor edhe para gjumit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk i dua edhe produktet e kozmetikës. Aq obsesion të madh i kam buzëkuqët, sa edhe paratë e fundit i shpenzon për to”.

Ka treguar edhe “recetën” se si e mban linjën perfekte të trupit.
“Hiperaktiviteti që është i pranishëm në çdo ditë të punës, duket se më ndihmën të mbaj linjën në formë, sepse e dua ushqimin dhe nuk mund t’i them “jo””, tha mes tjerash Ismajli.
Në intervistën e saj, gazetarja dhe moderatorja Ismajli ka folur edhe për atë se sa shpesh i viziton sallonet e bukurisë dhe si kujdeset për flokët.

Baby Boo