Para mbledhjes së këshillit, flet Ali Ahmeti: “Nuk shqetësohemi aspak”


Udhëheqësia e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) sot do të mbajë mbledhje.
Kjo vjen pas zhvillimeve të fundit në skenën politike në Maqedoninë e Veriut, me dorëheqjen e Kryeministrit si dhe paralajmërimin e opozitës VMRO-ASH-AAA-Besa-Levica për shumicë të re parlamentare.

Kryetari Ahmeti para mbledhjes ndaloi për një deklaratë të shkurtë për gazetarët.
“Sot jemi mbledhur për të analizuar zhvillimet e fundit politike në tërësi. Nuk shqetësohemi aspak, BDI është një parti racionale me kredibilitet të lartë dhe që vendos gjithmonë së pari interesat e shtetit pastaj ato personale”, ka theksuar Ahmeti, përcjell Pa Censurë.

Mbledhja e këshillit të BDI pritet të ketë filluar në ora 13:00, në Tetovë.

Video:
https://fb.watch/97vXGD7MNM/

Baby Boo