“Paqe, Dashuri dhe Provokim“. Puthja mes një hebreu dhe palestinezi bëhet virale


Judaizmi dhe Islami ulin armët përballë një dashurie të aftë për të shfuqizuar çdo konflikt, madje edhe më të gjatin e më të pashërueshmin: për fat të keq bëhet fjalë vetëm për një provokim të propozuar në rrjetet sociale nga fotografi italian Matteo Menicocci, i cili shumë shpejt u bë viral.

“Paqe, Dashuri dhe Provokim“: është ky emërtimi që shoqëroi imazhin e përbashkët në Instagram dhe të mirëpritur nga qindra komente. Matteo është një fotograf 30 vjeçar dhe aktivist i LGBT. Gjatë pushimeve të Vitit të Ri në Tel Aviv dhe Jerusalem me të fejuarin e tij, Riccardo, ai ishte viktimë e sulmeve homofobike nga disa djem që i ofenduan në rrugë. Nga atje nisi ideja e shkrepjes së një imazhi të fuqishëm, për të thënë mjaftueshëm për intolerancën dhe konfliktin shumëvjeçar midis palestinezëve dhe hebrenjve.

Baby Boo