Papadimuilis: Jam i sigurt se Parlamenti grek do ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës


Jam i sigurt se do të ketë shumicë në Parlamentin grek që do të votojë për Marrëveshjen e Prespës, deklaroi sot nënkryetari i Parlamentit Evropian dhe shef i eurogrupit të Syrizës, Dimitris Papadimuilis, në konferencën për shtyp pas përfundimit të Komitetit të përzier parlamentar MK-BE në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

“Nuk kam kurrfarë dyshimesh, jam i sigurt, nëse shteti juaj e ratifikon Marrëveshjen e Prespës dhe për atë i bën të gjitha ndryshimet e nevojshme kushtetuese siç u dakorduam, atëherë Parlamenti grek do ta ratifikojë marrëveshjen”, tha Papadimuilis./PC

Baby Boo