Papa urdhëron: të gjitha paratë të hiqen nga çdo bankë tjetër dhe futen në Vatikan brenda 30/9


Ndoshta nuk e keni kuptuar: të gjitha paratë nga Vatikani duhet të futen në IOR, pikë. Të mos humbim më kohë”.

Papa Françesku mund të mos ketë folur kështu, por kuptimi i dispozitës së tij – një “rishkrim”, një lloj dekret-ligji – është e gjitha në këtë shtrëngim të mëtejshëm të menaxhimit të financave të Selisë së Shenjtë.

Ai u është drejtuar gjithë institucioneve të Selisë së Shenjtë me veprimtari në banka të tjera, të nderpresin çdo lloj marrëdhënie me to.

Çdo aset financiar apo likuiditet të futet në IOR (banka e Vatikanit). “Veprimtaria e menaxherit të aseteve të Selisë së Shenjtë dhe të institucioneve të lidhura me selinë e Selisë së Shenjtë është përgjegjësi ekskluzive e Istituto Opere Religione (IOR).

Dokumenti papal synon t’i japë një interpretim autentik Kushtetutës Apostolike (Praedicate Evangelium) të marsit të kaluar.

Institucionet e lidhura me Selinë e Shenjtë që “janë titullarë të veprimtarive financiare apo likuiditetit, në çfarëdo forme, që aktualisht mbahen në institucione financiare të ndryshme nga IOR, duhet të informojnë IOR-in dhe të transferojnë sa më shpejt që të jetë e mundur prej bankave të tjera, brenda 30 ditëve nga 1 shtatori 2022”.

Baby Boo