Papa puth këmbët e të burgosurve: Të gjithë bëjmë gabime


Papa Françesku ka vizituar një burg për të mitur në Itali, si pjesë e ceremonive të Pashkëve.

Në vigjilje të festës së pashkëve Papa Françesku vizitoi të enjten institucionin në Casal del Marmo, në periferi të Romës. Në takimin me të miturit Papa kreu i ritin e larjes dhe puthjes së këmbëve të të dënuarve.

Teksa kryente ritualin e larjes së këmbëve 12 të burgosurve, ai u shpreh se secili prej nesh “mund të rrëshqasë” dhe se të gjithë bëjmë gabime. Pjesë e të përzgjedhurve ishin një djalë nga Rusia, një mysliman nga Senega, një kroat dhe një rumun, të grupmoshave të ndryshme, nga të mitur deri tek të rinj në 25 vjeç.

Ky gjest i Papës është vlerësuar nga të gjithë dhe për faktin që gjendja e tij shëndetësore nuk ishte fort e mirë. Ai mbërriti në një karrocë me rrota, duke pasur të nevojshëm dhe përdorimin e një bastuni.

Baby Boo