Papa Françesku për koronavirusin: I kërkova Zotit të ndalonte epideminë


Në një emergjencë globale të shkaktuar nga Covid-19, Papa Françesku u shpreh se i ka kërkuar Zotit të ndalojë epideminë dhe të mbajë dorën.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën italiane “Repubblica”, Papa sqaroi se po i kalon ditët e tij në Vatikan, por informohet vazhdimisht rreth të rejave më të fundit.

Më tej, ai iu ka bërë thirrje njerëzve të rikthejmë vëmendjen te gjestet e vogla ndaj njerëzve që duam, të familjes dhe miqve dhe të mos i çojnë dëm këto ditë.

“I kërkova Zotit që të ndalonte epideminë. Zot, ndaloje atë me dorën tënde. U luta për këtë gjë. Zbuloni konkretitetin e gjërave të vogla, të vëmendjes që duhet të keni ndaj atyre që ju rrethojnë; familjes, miqve. Kuptoni se në gjëra të vogla ekziston thesari ynë. Mos i çoni dëm këto ditë. Ekzistojnë gjeste minimale, të cilat ndonjëherë humbasin në anonimatin e jetës së përditshme, gjestet e butësisë, dashurisë, dhembshurisë, të cilat sidoqoftë janë vendimtare, të rëndësishme. Për shembull, një pjatë e nxehtë, një përkëdhelje, një përqafim, një telefonatë … ”, u shpreh Papa./Opinion.al

Baby Boo