Papa Françesku do ta vizitojë Maqedoninë


Papa Françesku do ta vizitojë Maqedoninë gjatë vitit të ardhshëm, gjegjësisht në periudhën prej 3 deri 7 maj.

Në turneun e tij përkrah Maqedonisë, Papa do ta vizitojë edhe Bullgarinë dhe Rumaninë, shkruajnë mediumet argjentinase, duke ju referuar burimeve nga Vatikani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për momentin nuk ka asgjë zyrtare për vizitën e kryesuesit të kishës katolike në vendet ballkanike.

Gjatë vizitës së tij, Papa pritet të takohet me presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov.

Papa më herët ka qenë edhe në Shqipëri, ndërsa në mënyrë tradicionale ai dhe bashkëpunëtorët e tij vizitojnë vendet evropiane.

Baby Boo