Panucci padit ish-Presidentin Nishani, i kërkon 100 mijë euro


Ditën e sotme, trajneri italian i kombëtares shqiptare të futbollit, Cristian Panucci ka paditur ish-Presidentin Bujar Nishani.

Padia ka të bëjë lidhur me një postim të ish-Presidentit në rrjetet sociale, gjatë ndeshjes së kombëtares shqiptare me Kosovën.

Në postim, Nishani e quante Panuccin “sharlatan që shkatërron edhe atë që është ngritur”.

Kjo pasi Shqipëria u mund me rezultatin e thellë 3-0.

Nga informacionet paraprake mësohet se Panucci kërkon një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh.

Baby Boo