Panovski: Me 400.000 vaksina mund të arrihet mbrojtje nga Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut


Me 400.000 vaksina mund të arrihet mbrojtje nga Kovid-19. Deri në mars, kur pritet të mbërrijë vaksina kundër koronavirusit, 600.000 qytetarë në njëfarë mënyre, do të kenë fituar imunitet të sëmundjes, pasi e kanë tejkaluar në njëfarë mënyre, me ose pa simptoma, theksoi mbrëmë dr. Nikolla Panovski.

Theksoi se nëse vaksinohen edhe 400.000 njerëz, për të cilët tashmë është siguruar vaksinë në dy doza, kjo do të jetë e mjaftueshme që të konsiderohet se popullata është mbrojtur.

“Habitem se si është e mundur qytetarët të refuzojnë të vaksinohen, pasi vaksinat paskan efekte anësore, dhe nuk e lexojnë udhëzimin për përdorimin e antibiotikëve, potencon dr Panovski në emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanal 5.

Shtoi se vera e vitit të ardhshëm do të jetë më e relaksuar se kjo që e kaluam, por se maska do të vazhdojmë të mbajmë nga frika dhe jo për ndonjë arsye tjetër.

Baby Boo