Panik në Romë nga shpërthim i një autobusi


Sipas mediave italiane, një shpërthim autobusi ndodhi në qendër të Romës dhe tani për tani nuk ka informacion për personat e dëmtuar.

Autobusi shpërtheu pas një zjarri, i cili sinjalizoi shoferin që menjëherë ta zbrazë autobusin.

Shërbimet e policisë dhe të urgjencës arritën në vendin e shpërthimit, dhe sipas njoftimeve të medias, zjarri nga shpërthimi u zgjerua në qendrat tregtare aty pranë.
Përndryshe, ky është tashmë incidenti i shtatë i këtij lloji në Romë këtë vit.

Policia u bëri thirrje banorëve të ndërtesave të afërta të mbyllin dritaret, për shkak të lëshimit të toksinave të mundshme nga shpërthimi, nga i cili u përhap tim i zi./PaCensurë

Baby Boo