Panik në Durrës, 54-vjeçari tenton të hidhet nga ndërtesa


Një konflikt familjar ka rrezikuar të përshkallëzohej, kur një 54-vjeçar nga Durrësi, në gjendje të dehur, hipi në majë të tarracës së shtëpisë duke kërcënuar se do të hidhej, mesditën e sotme.

54-vjeçari Agron Jaupaj shokoi të gjithë banorët e lagjes nr.14 në Shkozet, ndërsa kërcënonte se do të hidhej dhe do të kryente vetëvrasje në sy të të gjithëve.

Pamjet filmike që u dërguan nga dëshmitarë në vendngjarje tregojnë për “BalkanWeb” momentet kur djali i 54-vjeçarit ndërhyri për të ndaluar të atin që të ndërmerrte aktin ekstrem.

Mësohet se 54-vjeçari është njeri problematik dhe i dhunshëm në familje. Bashkëshortja e tij e ka denoncuar shpeshherë në polici për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj.
“Na e nxiu jetën”- dëgjohet të thotë bashkëshortja e tij në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb”.
Policia, e cila mbërriti në vendngjarje, pas telefonatave nga fqinjët e 54-vjeçarit Jaupaj, bëri shoqërimin e tij në komisariat për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Mësohet se 54-vjeçari është konsumues i alkoolit dhe lëndëve narkotike, ndërkohë që është i papunë sipas te afërmeve.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/panik-ne-durres-54-vjecari-tenton-te-hidhet-nga-ndertesa-592059/?fbclid=IwAR3-MrxhjzHvK1ZNHG5U6d-cId-NBJaLrURiuwITCB4G2PW7wiUjkEuCQOQ?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Baby Boo