Panik mes pushuesve në Vlorë, një person qëllon mbi forcat e policisë


Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në Vlorë, ku janë dëgjuar një sërë të shtënash me armë.

Policia ka shkuar për të arrestuar personin në fjalë, por ky i fundit i ka drejtuar armën efektivëve duke qëlluar. Autori ka qenë i shpallur në kërkim. Të shtënat kanë sjellë panik tek pushuesit e pranishëm.

Ngjarja është regjistruar në Rradhimë. Ende nuk dihet identiteti i autorit që ka qëlluar mbi policët. Nga ana tjetër, autoritetet kanë rrethuar vendngjarjen.

Nuk raportohet deri më tani për persona të plagosur.