Panel diskutim për dekriminalizim të kanabisit


Nxitja e debatit për nevojat e dekriminalizimit të përdorimit të kanabisit në Republikën e Maqedonisë është qëllimi i panel diskutimit që sot do të mbahet në Shkup në organizim të Shoqatës Federalistë të rinj evropianë – Maqedoni (XHEF Maqedoni) në bashkëpunim me Shoqatën për kanabis dhe politika të gjelbërta – BILKA.

Panel diskutimi është quajtur “Dekriminilaizimi tash!”, ndërsa sipas organizatorëve, fjalime do të mbajnë deputetet e DOM-it dhe PLD-së, Maja Moraçanin dhe Juliana Nikollova, Damjan Bozhinovski nga e Majta, Natasha Boshkova, përfaqësuese e HOPS dhe Koalicionit Margini dhe Janaki Mitrovski, avokat dhe anëtar i BILKA-s.

Në forumin që do të mbahet në Kinema Kultura, janë ftuar edhe përfaqësues të organizatave qytetare, gazetarë, qytetarë, përfaqësues të korit diplomatik në Maqedoni dhe përfaqësues të institucioneve.

Baby Boo