Pandemia mbylli të gjithë kufijtë e Europës, por kaq fluturime po zhvillohen sot mbi qiellin e kontinentit


Rreth 500 fluturime janë duke u zhvilluar në tërë Europën në ditën e sotme, ani pse pandemia COVID-19 ka përfshirë këtë kontinet dhe jo vetëm.

Me 11 mars 2020 Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka shpallur koronavirusin COVID-19 si pandemi, pasi ky virus u përhap në tërë globin.

Aktualisht deri më tani në tërë globin janë regjistruar mbi 3 milionë e 127 mijë raste pozitive me koronavirus, ku prej tyre 217,569 persona kanë vdekur.

Thuajse në të gjithë shtetet e Europës por edhe të botës, janë mbyllur kufijtë për hyrje dhe dalje në shtetet përkatëse.

Gjermania, Italia, Zvicra, Franca, Spanja, Portugalia, janë disa nga shtetet kryesore të Europës që kanë mbyllur kufijtë dhe nuk lejohet që askush të dalë.

Mirëpo në ‘flightrada24’ gjendja e trafikut ajror shfaqet krejtësisht ndryshe, pasi që një numër i madh i aeroplanëve janë regjistruar duke fluturuar mbi qiellin e Europës.

Sipas ‘flightradar24’ momentalisht në Europë janë duke u zhvilluar rreth 500 fluturime dhe që shumica e tyre janë duke udhëtuar transit nëpër këtë kontinent.

Ndërkaq gjithmonë sipas statistikave të kësaj uebfaqe, në botë momentalisht janë duke u zhvilluar 3,488 fluturime.

Më poshtë keni hartën e trafikut ajror në Europë si dhe numrin e fluturimeve.

Baby Boo