Pandemia mbylli 20 mijë biznese në Kosovë, mbi 50 mijë persona mbeten pa punë


Gjatë vitit 2020, në kohën e pandemisë së Covid-19, në Kosovë janë mbyllur 20 mijë biznese dhe kanë mbetur pa punë më shumë se 50 mijë punëtorë.

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka publikuar një studimin hulumtues të trendit të ndërmarrësisë në periudhën 2020 – 2022, ku u publikuan edhe të dhëna sesa biznese mbyllën dyert në këtë periudhë.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini ka thënë se rezultatet e këtij studimi kanë pasqyruar një realitet jo të mirë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës duke pasqyruar një trend të rritjes së mbylljes së bizneseve.

Ai theksoi se gjatë vitit 2020, gjatë pandemisë, janë mbyllur 20 mijë biznese e kanë mbetur pa punë më shumë se 50 mijë punëtorë.

“Aleanca Kosovare e Bizneseve e ka realizuar këtë studim me qëllim që të nxjerrë të dhënat se çfarë trendi është zhvilluar ndërmarrësia në Republikës e Kosovës për tri vitet e kaluara. Rezultatet e këtij studimi kanë pasqyruar një realitet jo të mirë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës duke pasqyruar një trend të rritjes të mbylljes së bizneseve”.

Sipas AKB-së, ndërmarrësit në Kosovë ishin në gjendje jo të mirë dhe kjo gjendje për fat të keq, e ka përcjell biznesin për një kohë të gjatë duke filluar nga pandemia Covid-19 pastaj nga kriza globale e sidomos të vitit të fundit 2022 si rezultat i luftës në Ukrainë dhe Rusi.

Baby Boo