Pandemia ka zbehur atmosferën e Kurban Bajramit


Virusi korona duket se ka zbehur edhe atmosferën e festës së Kurban Bajramit. Tre ditë para kremtimit të kësaj feste, rrugët e Çarshisë, Bit Pazarit dhe Dyqanxhikut janë thuajse boshe, aty ku janë të vendosura numri më i madh i dyqaneve me veshmbathje për fëmijë dhe të rritur. Pronarët e dyqaneve thonë se nuk mbajnë mend një qetësi kaq të madhe në prag të festës së Bajramit.

“Interesim nuk ka aspak. Para Bajramit jemi, nuk ka njerëz, nuk ka blerës. Shumë pak ka, shumë janë pakësuar. Humbje të mëdha kemi por do ti mbulojmë me ato më herët kemi punu”.

“Unë kam ardh me i ndihmu dajës, por nuk ka shumë njerëz, është më dobët se herëve të tjera. Sigurisht prej virusit, ndoshta frikohen edhe nuk dalin me ble”.“Frika e sëmundjes e ka humbur atmosferën e festës”.

Ata që thyenin këtë qetësi ishin fëmijët të cilët zgjidhnin rrobat për këtë festë.“A I ke zgjedh cilat tesha do me I ble? I kam ble? Çfarë ngjyre janë, çka janë ato? Të kuqe. Maicë edhe pantolla të shkurtra.

“Sot kam dal në pazar me I ble teshat e Bajramit. A ke vedos çka do me ble? Po. Nji këmishë edhe nji palë pantollona. Çfarë ngjyre. Të bardha.”

Baby Boo