Pandarovski-Pompeo: Ndihma e SHBA-së konfirmon solidaritetin dhe miqësinë e ndërsjellë

Menaxhimi me COVID-19, zhvillimet e fundit në rajon, me fokus të veçantë në çështjen e Kosovës, ishin temat e bisedës së sotme telefonike mes presidentit Stevo Pendaroski dhe sekretarit të Shtetit të SHBA-s, Majk Pompeo.

Baby Boo

Siç kumtohet nga zyra e presidentit Pendarovski, në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emër të tij, Presidenti ka shpehur ngushëllime për vdekjen e mbi 50.000 qytetarëve amerikanë si pasoj e COVID-19 dhe shprehu solidaritet me popullin amerikan.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen informacione për situatën aktuale në lidhje me trajtimin e pandemisë, me ç’rast presidenti Pendarovski shprehu mirënjohje deri tek sekretari i Shtetit, Pompeo për ndihmën e deritanishme të SHBA-së për të menaxhuar virusin, që arrin në mbi një milion dollarë amerikanë.

Pendarovski theksoi se ndihma është konfirmim i solidaritetit dhe miqësisë mes dy vendeve në kohë të sfidave serioze, me të cilat përballet gjithë njerëzimi.

“Pendarovski falënderoi sekretarin Pompeo për urimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, si dhe për mbështetjen e përgjithshme të SHBA-së dhe veçanërisht për diplomacinë amerikane, në përmbushjen e këtij qëllimi strategjik”, thuhet në kumtesë.