Pamjet që japin shpresë: Doktorët kinezë largojnë maskat nga fytyra, fitojnë betejën me koronavirusin


Stafi i spitalit në qytetin kinez ku filloi të përhapej koronavirusi, Wuhan, hoqën maskat e tyre në mënyrë ceremonial pasi që rastet e të prekurve kanë rënë dukshëm, dhe spitali i vendit që ishte ndërtuar për të trajtuar krizën është mbyllur.

Në një video që është parë miliona herë në internet, punëtorët heqin maskat e tyre një nga një, për të shënuar momentin.

Kina ndërtoi 14 spitale të reja, përfshirë dy në Wuhan, në fillim të muajit të kaluar duke siguruar mijëra shtretër për të sëmurët, pasi virusi po përhapej me shpejtësi.
Vendi ka regjistruar 80,824 raste të koronavirusit, dhe 3,189 vdekje që nga fillimi I shpërthimit në fund të vitit të kaluar.

Por masat e rrepta të karantinës duket se kanë zvogëluar në mënyrë drastike numrin e rasteve të reja, dhe vendi ka lehtësuar masat në këtë rajon.

Gjatë të shtunës u raportuar për 13 vdekje, dhe vetëm 11 raste të prekura. Ndërsa më shumë se 65 mijë njerëz janë shëruar deri tani në Kinë.

Baby Boo