Pamjet e frikshme/ Përplasen 50 makina, 3 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur (Video)


Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë përfshirë të paktën 50 automjete.

Aksidenti ka ndodhur për shkak të një stuhie bore që përfshiu Pensilvaninë, duk krijuar shumë vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Tre persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën rreth orës 10:30 për shkak të mjegullës dhe akullit që mbuloi rrugët, duke shkaktuar rrëshqitje të automjeteve.

Një video e postuar në rrjetet sociale tregon përplasjet e automjeteve që rrëshqasin dhe përfundojnë jashtë rrugës.

Baby Boo